Engjëll Cara, kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” në Bashkinë Kavajë ka zhvilluar një takim me banor të fshatit Kryemëdhenj të komunës Golem. Sipas Carës problem madhor në këtë komunë është prishja selektive e ndërtimeve me leje, vetëm e vetëm për presione politike. Cara, u zotua para banorëve që ai, nesër, do të jetë për ta një mburojë ligjore dhe njerëzore. 

“Kjo është një zonë e cila është urbanizuar tashmë. Ka ndërtime, që janë ndërtuar dhe akoma vazhdojnë të ndërtohen por ne do të bëjmë kujdes, që, askush nesër të mos veprojë në mënyrë selektive për të prishur ndërtimet që janë gjaku dhe djersa e këtyre banorëve. Ne do jemi mburojë ligjore dhe mburojë njerëzore", tha ai.

Cara folur edhe për ndarje abuzuese të tokave bujqësore, të cilat në këto vite tha ai, nuk janë trajtuar nga ana ligjore, nga njerëz kompetentë. “Ne marrim përsipër, azhornimin e të gjitha sipërfaqeve të tokave për çdo pjesëtarë, për çdo fermer dhe sistemimin e tyre duke bërë këshillimin me specialistët më të mirë të fushave përkatëse, për të përcaktuar sipas strukturës së tokës dhe mënyrën më efikase për të rritur prodhimin në produkte të ndryshme bujqësore, pemtari apo blegtori", u shpreh Cara.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)