​D.Tahiri e Selami: Do ankimojmë
vendimin absurd të KQZ

​D.Tahiri e Selami: Do ankimojmë<br />vendimin absurd të KQZ
TIRANË-Pas vendimit të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të tyre kanë reaguar për Report Tv dy deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Deputeti i LSI shkëlqim Selami thotë se nuk paragjykon një vendimmarrje të tillë, por konfirmoi se do të ndjekë hapat e tjerë ligjor për ankimin e këtij vendimi duke iu referuar këtu Gjykatës Administrative dhe asaj Kushtetuese.

Sipas Selamit nuk mund t'i hiqet mandati për një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë pasi siç shprehet ai nuk ka bërë asnjë ditë burg për asnjë vepër penale. Ndërkaq Dashamir Tahiri e konsideroi këtë një vendim politik të KQZ dhe absurd të këtij institucioni.

Dashamir Tahiri thotë se do të ndjekë të gjithë hapat ligjor për ankimimin e një vendimi të tillë pasi nuk preket nga asnjë element i pavlefshmërisë së mandatit.

Gjithashtu, avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku në një pronocim për Report Tv është shprehur se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Sollakut, Elvis Rroshi është akoma në detyrë si kreu i Bashkisë së Kavajës.

"Pavarësisht vendimit të KQZ, do të ndjekim rrugën ligjore, do ta dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Roshi është akoma në detyrë", u shpreh për Report Tv Sollaku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm dhe vendosi sot heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së, Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Dashamir Tahiri
 “Do të ndjek gjithë hapat Kushtetues. Vendimi i KQZ ishte në kundërshtim me ligjin. Vendimi i KQZ tërësisht politik e absurd. Vendimi në kundërshtim me ligjin, do ta çoj në Kushtetuese. Reagim per vendimin e KQZ. Qe ne fillim te ketij procesi eshte pare qendrimi politik. Mazhoranca ne KQZ nuk kane respektuar ligjin por kan marre vendim politik per te me demtuar mua dhe opoziten si dhe per te vendosur barazpesha te papranueshme ne kete proces.Sfidoj kedo prej anetareve te KQZ qe kane sadopak integritet personal dhe profesional qe te me gjejne vetem nje element te ligjit per te ber te pavlershem mandatin tim.Kjo esht nje beteje qe me shume se politike ka te bej me dinjitetin personal te votuesve te Vlores dhe komunitetit Cam qe me ka mbeshtetur per te cilen detyrohem ta ndjek kete ceshtje deri ne fund ne rruge ligjore per te zbardhur te verteten.Mandati im nuk eshte i KQZ dhe as i lojrave politike por i votuesve te Vlores”.

Shkëlqim Selami
“Do zbatoj vendimin, nuk e paragjykoj por do e ankimoj në Kushtetuese dhe në të gjitha institucionet ku me jepet e drejta ta bëj këtë sepse në realitet nuk jam dënuar asnjë ditë. ”

Theodhori Sollaku

Pavarësisht vendimit të KQZ, do të ndjekim rrugën ligjore, do ta dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Roshi është akoma në detyrë.

(d.b/ b.k/ Shqiptareja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë