Sarah Cummins ka anuluar martesën me ish të dashurin e saj, për arsye që nuk i ka bërë publike dhe në vend të saj ka menduar të organizojë një festë me njerëz të panjohur.
Një nga arsyet ka qenë se marrëveshja prej 30,000 dollarësh që kishte bërë me pronarët e lokalit se ku do të mbahej dasma, ishte e panegociushme prandaj dhe e shfrytëzoi atë në një mënyrë tjetër.
Cummis është shprehur se do sihte ide e mirë që ushqimin për 170 persona, ta hante dikush tjetër pasi dasma nuk do të zhvillohej.
“Për mua, kjo ka qenë një mundësi t’ju tregoj këtyre personave se ata e meritojnë të jenë në një vend të tillë, sikurse çdokush tjetër”, ka thënë 25 vjeçarja.
Të ftuarit janë shprehur të lumtur që janë ftuar në këtë festë.
Një nga të pastrehët ka thënë se, “për shumicën nga ne, është mirë që të shohim se çka mund të kemi, ose çka kemi pasur dikur”.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com