​De Biasi: Humbja me Izraelin ka
qenë gabimi i vetëm i kombëtares

​De Biasi: Humbja me Izraelin ka<br />qenë gabimi i vetëm i kombëtares
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi i rikthehet edhe një herë tjetër humbjes përballë Spanjës dhe Izraelit për eliminatoret e kampionatit Botëror të Rusisë.

Teknikut italian i djeg më shumë humbja me Izraelin, pasi ajo me Spanjën sipas tij edhe mund të pranohet duke parë nivelin e dy ekipeve në fushë.

Humbja ndaj Spanjës mund të pranohet, edhe pse ndeshja u vendos nga një gabim i yni, por djeg më shumë ajo kundër Izraelit.

Pas pak minutash na u përjashtua një lojtar me të kuqe, ndërsa në pjesën e dytë kjo ndodhi edhe me portierin, duke na dhënë kundër edhe një penallti të ekzagjeruar.

Kurrë më shumë se në këtë rast nuk mund të flitet për një ndeshje të vendosur nga episodet.

Por duhet të shohim përpara me besim, pasi përveç ndeshjes me Izraelin, ndeshjet që duhej të fitonim i kemi fitu
ar”.

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 4 në grup dhe ndeshjen e radhës do ta luajë përballë Italisë në 24 Mars 2017.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve