Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi u vlerësua edhe me çmim në “Galanë e Futbollit të Trivenetos” për arritjen me Kombëtaren shqiptare. Në praninë e Presidentit të Shoqatës së Futbollistëve italianë, Damiano Tommasit, tekniku kuqezi i dorëzoi çmimin trajnerit të Vicenza-s, Pasquale Marino dhe portierit Andrea Pierobon.
Duke kujtuar mrekullinë në kualifikuese në një grup ferri me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë, De Biasi ironizoi edhe rreth një përballje të mundshme me Italinë.
“Në kualifikuese nuk na jepnin shanse, por ia dolëm. Nëse tani do të jemi në të njëjtin grup me Italinë, do të thotë që do t’i eliminojmë edhe të kaltrit”, ishte batuta e trajnerit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com