​Denzel Washington kundër
‘shpifësive’, leksion gazetares

​Denzel Washington kundër<br />‘shpifësive’, leksion gazetares
Aktori i famshëm amerikan Denzel Washington është bërë protagonist i një video ku shpalos vlerat e vërteta të medias përkundër ‘shpifësve’.

Në një intervistë të shkurtër ai e ka bërë për ‘ujë të ftohtë’ reporteren e cila u vu me ‘shpatulla për muri’ pas fjalëve që i tha aktori. Sipas Denzel Washington, sot mediat kanë mision vetëm të thonë të parët informacionin, por pa e vrarë mendjen nëse ka të vërtetë në atë çka thonë ose jo. Pyetja nis mbi votën e aktorit rreth kandidatëve për President dhe atë çfarë ishte thënë në media kohët e fundit mbi zgjedhjen që bëri aktori.

Gazetarja: Ti ishe subjekt i një lajmi të rremë. Cfarë mund të na thoni mbi këtë?

Aktori: Se çfarë thonë ata, se kam votuar për kë?

Gazetarja: Ti përbën lajm sepse ti mbështete dikë...

Aktori: Nëse nuk lexon gazetat je i painformuar, nëse i lexon, je i dezinformuar.

Gazetarja: Cfarë bën ti?

Aktori: Kjo është një pyetje e madhe. Sot nuk ka nevojë të japin shumë informacion, sot duan vetëm të japin lajmin të parët dhe ndaj nuk janë më të besueshëm.
Prandaj çfarë përgjegjësie ke ti? Të jesh i vërtetë, jo vetëm të jesh i pari, por të jesh i vërtetë në atë që thua. Ne nuk e vrasim më mendjen se kë lëndojmë, kë shkatërrojmë, se cila është e vërteta, vetëm të shkruajnë e të shesin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?