Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa për shkarkimin e Drejtorit të Burgut të Drenovës.
Shkarkimi i tij, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka ardhur pas inspektimit të kryer në këtë IEVP nga ku janë gjetur një sërë parregullsish.
Dy të dënuar s'u kthyen nga leja
Dy të dënuar kanë dalë me leje nga burgu i Drenovës dhe nuk janë kthyer më për të shlyer dënimin.
Dritan Lipo i dënuar për plagosje të rëndë me dashje pasi në përfundim të lejes nuk u rikthye në qeli. Më herët lejen e theu edhe Denis Radici.
Dy të arratisurit vijojnë të jenë në kërkim nga policia.
Masa për 4 drejtorë
Ndërkohë masa janë marrë edhe për katër drejtorë të tjerë përfshirë atë të burgut të Lushnjes, Peqinit, Durrësit dhe Lezhës.
Sipas rezultatit të inspektimit këta janë gjetur me shkelje në menaxhim të sigurisë në IEVP që drejtojnë dhe ndaj tyre është caktuar masa e paralajmërimit për largim nga detyra.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com