PD dhe grupimi Dhjetori 90, zhvilluan sot në Durrës aktivitetin përkujtimor “Dhjetori 90 afër dhe larg”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të përkujtimit për 25-vjetorin e rrëzimit të diktaturës më të egër në Evropë. Drejtues të PD u shprehën se lëvizja studentore e Dhjetorit 90 dhe sot të rinjtë e Dhjetorit të dytë të lirisë, janë forca dhe kurajo e PD.