DIBËR- Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje dhe atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike.
Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë Olsi Toska, 24 vjeç, Astrit Buci, 34 vjeç, dhe Altin Margjoka, 30 vjeç.
Arrestimi i Astrit Bucit dhe Altin Margjokës është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.
Sipas informacioneve paraprake, në çastin e shoqërimi nga policia Astrit Buci ka goditur punonjësit e policisë dhe më pas ka ndërhyrë shoku i tij Altin Margjoka, i cili ka goditur policët për mos shoqërimin e shokut të tij.
Ndërsa Olsi Toska është arrestuar pasi në momentin kur policia ka shkuar për kontroll në banesën e dajës së tij Astrit Bucit, është kapur duke dalë me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike, canabis sativa.
Tre të arrestuarit do të përballen me akuzat “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike" dhe "Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë".
Njoftimi i Policies Dibër
Dibër
Finalizohet operacioni policor i koduar "Dobrova"
Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë, j'u gjendet dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë nga policia.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 0.5 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Dobrova", për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të detyrave të percaktuara në planin operacional Dobrova, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Olsi Toska, 24 vjeç,
Astrit Buci, 34 vjeç,
Altin Margjoka, 30 vjeç, të gjith banues në Dibër
Arrestimi i shtetasve Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci.
Ndërsa shtetasi Olsi Toska është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska është kapur në flagrancë nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike", "Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë".
[gallery]23731[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO