​Dje dhunonin gratë, me lule në
duar këta burra sot dhurojnë dashuri

​Dje dhunonin gratë, me lule në<br />duar këta burra sot dhurojnë dashuri
TIRANE-Personat që shihni janë kryefamiljarë të cilët në rrugëtimin e tyre kanë gabuar duke ushtruar dhunë në familje.

Për të shlyer dënimin gjykata ndaj 8 personave që shihni në pamje ka caktuar masën e shërbimit të provës, ndërsa në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës në familje ata kanë zgjedhur të përcjellin mesazhin e dashurisë dhe lumturisë.

Me nga një buqetë me lule kryefamiljarët sot të ndëshkuar nga ligji kanë trokitur në dyert e maternitetit “Nëna Geraldinë” dhe duke i uruar mirëseardhjen në jetë të vegjëlve kanë dhuruar lulet për nënat e reja.

Por a do të përsëritet më një gabim i tyre që ka shkaktuar dhunë në familje?

“Atij personi që do t’i dhuroj këtë tufë me lule, uroj që fëmija dhe familja e tij të jetë e lumtur. Familja është e shenjtë kështu që është e patolerueshme që unë të kryej akt tjetër në rrugë edhe familje, kudo që të ndodhemi”, shprehet njëri nga të dënuarit.
 
[gallery]19856[/gallery]
Kjo nisëm është përshëndetur dhe nga drejtuesi i shërbimit të provës z.Ilir Qafo i cili ka kërkuar që dënimet alternative të aplikohet sa më shumë.

Më vjen shumë mirë që jemi bërë nismëtar për një mesazh të kësaj natyre dhe mendojmë që të kemi edhe në të ardhmen mbështetjen e gjykatës dhe të prkurorisë për një aplikim më të zgjeruar të masave alternative”, tha Qafo.

Dhuna në familje dhe ndaj grave vazhdon të mbetet ndër shqetësimet kryesore në vend dhe kryesisht në kryeqytet ku çdo ditë në Policinë e Tiranës raportohen dhe procedohen 4 raste.

Dhuna nga fizike në psikologjike është një krim që dënohet me ligj ndërsa prej pak kohësh si dënim alternative është vendosur shërbimi i provës dhe aktualisht të dënuarit në këtë shërbim janë mbi 300 persona.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?