TIRANE-Djegia e makinës së Flori Mumajesit ka bërë që policia të dyshojë në konfliktet e fundit që këngëtari ka pasur me disa këngëtarë.
Mes pistave të hetimit është edhe zënka që Flori Mumajesi ka pasur me këngëtarin Ernes Duka, i njohur ndryshe me emrin e artit si ‘Stine’.
Po kështu Policia po heton edhe konfliktin që Mumajesi ka pasur me vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti. Policia pritet të thërrasë këta këngëtarë për t’i marrë në pyetje.
Ndërkohë para oficerëve të policisë Flori Mumajesi ka thënë se nuk ka dyshon te ndonjë person, që mund t’i ketë vënë flakën makinës së tij. Pavarësisht se u pyet nga Policia për konfliktet e fundit, këngëtari theksoi se nuk mendon se ndonjëri prej tyre mund të ketë kryer këtë akt.
Gjithashtu Policia po heton edhe në pistën e hakmarrjes për shkak të një vajze.
Mbrëmjen e së dielës makinës së Flori Mumajesit iu vendos zjarri, duke e spërkatur me benzinë. Ka qenë një person i moshës rreth 30-35 vjeç, i cili ka hyrë qetësisht në parkingun privat ku ndodhej makina, ka çarë xhamin dhe e ka spërkatur me benzinë sendiljet e automjetit.
Flakët kanë shkrumbuar makinën e kantautorit të njohur, por edhe dy makina të tjera. Për shkak se autori mbante një shall në fytyrë, Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë atë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO