Drejtonin punishten e kanabisit
arrestohen dy shqiptarë në Angli
Emigrantët e paligjshëm në Gloucester pranojnë akuzën, procesi kundër tyre zhvillohet më 10 shkurt
Dy emigrantë ilegalë nga Shqipëria rrezikojnë burgun, pasi kanë pranuar se drejtojnë një punishte kanabisi me vlerë të madhe në Gloucester, në jugperëndim të Anglisë.
Muj Toskaj, 24 vjeç, dhe Blerim Mustavataj, 29 vjeç, të dy pa vendqëndrim fiks në Angli, u paraqitën sot para Gjykatës në Cheltenham, ku u përballën me akuzat për prodhim droge të klasit B.
Ata u arrestuan pasi policia i kapi brenda punishtes së kanabisit në Barton Street, të dielën.
Oficerët e policisë deklaruan në gjyq se kishin informacione për një operacion të paligjshëm që mund të ndodhte në ndërtesë.
Pasi dëgjuan zhurma brenda saj, ata hynë dhe panë zbuluan një operacion të madh profesional për rritjen e kanabisit.
Gjithsej ishin 189 rrënjë kanabis, ventilatorë për ajrosje, drita, pajisje kundër lagështirës dhe pajisje të tjera rritjeje.
Policët thanë se kishin fakte se në punishte është mbjellë e korrur edhe më parë kanabis.
Vlera e kanabisit të kapur, sipas policisë, shkon nga 52,920 në 159,760 sterlina.
Dy shqiptarët e pranuan akuzën. Gjyqtarja Joti Bopa Rai, e cila vendosi masën e arrestit me burg, u bëri të ditur, përmes përkthimit, se do të gjykohen në Gjykatën e Kurorës në Gloucester më 10 shkurt, duke i paralajmëruar se ka shumë mundësi të dënohen me burg.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7836
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44