​Drita e mistershme në Australi
besohet se ra një meteo

​Drita e mistershme në Australi<br />besohet se ra një meteo
Një bum i stuhishëm dhe një flash i ndritshme mbi bregun e verilindor të Australisë gjatë mesnatës besohet se mund të ketë qenë një "meteor i madh".
Mediat lokale flasin për të meteor të madh. Madje polica mori telefonata nga banorët se kishin ndjerë dridhje të forta toke dhe kishin parë një dritë të madhe e cila përshkonte qiellin autralian.

Por shërbimi gjeologjik i qeverisë autraliane konfirmoi se nuk bëhej fjalë për një tërmet. Madje ekspertët u shprehën se një meteor i madh goditi bregun, “ Zhurma dhe drita tregojnë një shpërthim i cili mund të shpjegohet vetëm me rënien e një meteori”.

“Zhurma ishte një bum i madh, por po kaq i fuqishëm edhe ndriçimi. Zhurma ishte e ngjashme me një shpërthim, por dhe një meteor mund ta shkaktojë këtë”, tha David Parkinson, një kozmolog i Universitetit të Queensland.

Banorët pushtuan rrjetet sociale duke përshkruar ngjarjen misterioze madje duke krijuar edhe një grup që i kushtohej fenomenit.
“Dukej si një yll i madh që ra në det. Pastaj një bing bang një shpërthim që lëvizi tokën dhe ujin, ishte një eksperiencë e mrekullueshme”, shprehet një dëshmitar.



  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion