​Duka: Kontrata me De Biazin?
Numrat mund të na cënojnë!

​Duka: Kontrata me De Biazin?<br />Numrat mund të na cënojnë!
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në një intervistë për ReportTV duke folur për rinovimin e kontratës me trajnerin, Xhani De Biazi nuk e përjashtoi mundësin që “shifrat” të prishin marrëdhëniet.
 
Duka gjatë festës së organizuar për kombëtaren në hotel “Tirana International” tha se nga ana e FSHF-së ekziston vullneti për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në qershor.
 
“De Biazi kuptohet që jo vetëm pas suksesit, por ai do të vazhdoj të jetë trajner. Është me kontratë deri në qershor dhe më tej është vullneti dhe dëshira jona që të vazhdojë. Mbetet për t’u përcaktua vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël, që mund të na cenojë ndoshta edhe marrëdhënien”, deklaroi Duka.
 
Më tej, presidenti i FSHF-së u shpreh i befasuar nga pritja që njerëzit i rezervuan kombëtares pas kthimit nga Armenia. Ndërsa për objektivin në “Francë 2016”, ai nuk e fshehur ambicien edhe për të kaluar grupin.
 
“Jemi befasuar nga entuziazmi i njerëzve dhe nga pritja e institucioneve. I falënderoj të gjithë për pritjen miqësore dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares. Ky është një sukses historik. Çunat duhet të shijojnë dhe ta luajnë lojën. Kam besim se i kemi vlera për të shpalosur në Francë dhe për të pas pretendime. Për të pas pikë apo kualifikimin nga grupi”, u shpreh Duka.

Nga Armenia, vetë De Biazi duke folur për rinovimin e kontratës tha se rinovimi është automatik dhe “ndryshojnë pak shifrat”. Janë 12 milionë euro që Shqipëria merr nga ky kualifikimi, ndërsa De Biazi tha se i mjaftojnë 2-3 milionë euro.

Intervista per Report TV
Cilat kanë qënë emocionet e pritjes madhështore që ju kanë bërë tifozët shqiptarë?
Jemi surprizuar nga pritja e të gjithë tifozëve, nga Rinasi në Tiranë, jemi surprizuar nga pritja e institucioneve. Dua ti falenderoj të gjithë që kanë vlerësuar punën dhe kontributin e futbollistëve, nga Kryeministri, Nga Presidenti i Republikës dhe të gjithë instituconet e tjera. Përtej emocioneve tashmë duhet të mendojmë përsëri për futboll.
Do të shkojmë në “Francë 2016”.

Jemi një kombëtare e vogël përballë ekipeve si Gjermani, Spanja, Italia etj. Cili do të jetë synimi i kombëtares tonë?
Ky është një skukses historik. Për herë të parë kualifikohemi. Çunat duhet ta shijojnë dhe ta luajnë lojën. Kam besim që kemi vlera për të shpalosur në Francë. Kanë çfarë të nxjerrin nga vetja e tyre akoma më shumë. Do të shikojmë përmisim dhe do të kemi pretendime jo vetëm për të qënë anëtar i finaleve por edhe pretendim për të marrë pikë apo të kualifikohemi.

A mund të na thoni për të ardhmen e tranjerit Giani De Biazi. Do të ketë një rinomvim në këto momente apo më vonë?
De Biazi është një nga ata që duhet ta kisha falenderuar për kontributin e tij për ndërtimin, kosnolidimin dhe përgatitjen e kësaj skuadre drejt suksesit. Jo vetëm pas këtij suksesi por edhe para ndeshjes me Danimarkën, Gianit i kam thënë që do të vazhdojë të jetë tranjeri i kombëtares.

Është me kontratë deri në Europian por unë pretendoj dhe më tej. Është gjithë dëshira jonë, vullneti jonë që të jetë tranjeri i kombëtares shqiptare. Ajo që mbetet për tu përcaktuar janë numrat që duhen vënë mbi letër, që nuk janë një faktor i vogël që ndoshta mund ta cënojnë marrëdhënien, por vullneti është 100% për të vazhduar.

A keni ndonjë mesazh për ata lojtarë shqiptarë që nuk kanë zgjedhur të luajnë me kombëtaren tonë, por me shtete e tjera?
Sot më pëlqen të festoj me të gjithë bashkëkombasit e mi dhe nuk duhet menduar asgjë tjetër.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë