DURRËS- Një 61 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në autobusin e linjës Kavajë-Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 5:00, ndërsa gjatë rrugës 61 vjeçari me inicialet P.XH është ndjerë keq dhe gjendja e tij shëndetësore ka vijuar të përkeqësohet edhe më shumë derisa ai ka ndërruar jetë.

Nga ekspertiza mjekësore rezultoi vdekje nga një atak kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Njoftimi i plotë i policisë:
Me dt 19 ora 05.00 ka gjetur vdekjen në autobusin e linjës Kavajë -Durrës 61 vjeçari P.Xh banues në qytetin e Durrësit.
Nga ekspertiza mjekësore rezultoi vdekje nga një atak kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com