Edukatorja u arrestua pasi akuzohet se ka dhunuar fëmijët e një kopshti privat në Tiranë.
Përpara trupit gjykues 30-vjeçarja mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.
Ajo tha se, shenjat në trup kanë qenë nga vetë fëmijët që sihin goditur me njëri-tjetrin.
“Nuk i kam qëlluar fëmijët. Ata ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shenjat në krah nuk ua kam shkaktuar unë. Pasi i pashë që po qëllonin njëri-tjetrin, kam shkuar, i kam kapur prej krahu dhe i ka ndarë”, mësohet të ketë thënë 30-vjecarja në dëshminë e saj”.
Pas denoncimit të bërë nga dy nëna të dy fëmijëve, 30-vjeçarja ra në prangat e policisë për ushtrim dhune fizike ndaj fëmijëve të mitur në një kopsht privat në rrugën “Nikolla Lena”.
Ishin pamjet e sigurisë së kopshtit që “tradhtuan’ edukatoren. Prindërit thanë se në pamje dallohej edukatorja që godiste me forcë fëmijët. Filmimet ndodhen në polici në cilësinë e provës materiale.
(d.b/Shqiptarja.com)
