Në pamje të parë, të gjithë i ka tërhequr dallga e madhe e globalizmit si nevojë për të qenë të barabartë, duke mprehur edhe më shumë majën e piramidës, nga ku bien sapo ndjejnë të ftohtin e vetmisë së madhe që i shkaktojnë vetes.
Por, nga ana tjetër, as të jetosh prej vërteti nuk është e mundur, qëkur dikush ngriti dorën dhe tha: “Kjo është e IMJA”. Veçse ai që ngriti dorën, rriti edhe dashurinë për veten.
E kur e do veten, nuk ka më asgjë më të fortë se TI. Por, jo gjithmonë e duam veten. Ndonjëherë na vjen keq për veten, ndonjëherë e marrim inat veten, ndonjëherë as nuk e duam fare ... Ajo që ndodhi me mua, ishte se në një moment të vështirë, guxova ta doja veten, edhe të merrja atë që kërkoja, atë që më bënte të lumtur. Atë që ishte e imja.
Doja të shkruaja një letër. Po, po, një letër! Të prekshme, të vërtetë, me atë ngjyrën e fletëve të gazetës, që, kur e prek, kupton vlerën e kohës, momentet që i ke besuar të humbur, por janë aty. Për këtë, m'u desh të prisja gjatë.
Edhe momente dyshimesh mes ditëve të mia, ku jetoja pezull, më dukej se ishte faji im, se isha unë ajo qe vuante nga doza të larta bovarizmi. Kështu, me shpirtin e rrudhur e të strukur brenda në zgavrën e vet të errët, i dorëzohesha kokëulur realitetit të gjysmës së parë të dekadës së dytë të shekullit të njëzetë e njëtë, krejtësisht VIRTUAL.
E, megjithëse më dhimbnin sytë, koka më shembej dhe dhjetë gishtat e dy duarve më mpiheshin vazhdimisht; megjithëse kraharori me kish’ marrë flakë nga zjarri i mallit që ishte ndezur brenda meje për të shkruar një letër, një letër të vërtetë, me gërma dore, që hidhen e kërcejnë mu në buzë të lapsit, të cilin e përqafojnë fort dy gishtat e mi të palodhur.. me gjithë këto, pra, vazhdoja të qëndroja përpara ekranit të laptopit edhe atij të telefonit, pa e llogaritur kohën.
Praktikisht, e kisha zhvendosur jetën time brenda një bote virtuale, ku tokë dhe qiell ishin ca monitorë ekranesh të pandjeshëm.
Unë po jetoja në një mënyrë të papëlqyeshme dhe të patolerueshme për sytë e mi. Dhe për këtë arsye isha e mbushur me inat, për veten, për njerëzit, për kohën dhe vendin ku po jetoja! Por...(oh, kjo ishte një kthesë e fortë, një rrotullim i fuqishëm jo vetëm jashtë, por edhe brenda meje! Sa fort i dua kthesat e bukura të Fatit, a çfarëdo qoftë!) Dhe koha erdhi. P
ritja mori fund. Unë sot munda të shkruaj një letër. Një letër për të gjithë ju që më lexoni, nga faqet e gazetës apo nga linku i ëeb-it. Një letër për t'ju thënë se mund të jetohet edhe me një këmbë në të shkuarën e një në të tashmen, pa i prishur ekuilibrat e shoqërisë, pa i bërë dëm futurizmit; por duke i mësuar njeri-tjetrit se jeta nuk ka qenë gjithmonë kjo që është sot.
Dhe jo domosdoshmërisht ka qenë më e keqe!
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com