​Ekspozita e LGBT,Lulaj provokon
me foton e zhveshur të Ramës

​Ekspozita e LGBT,Lulaj provokon<br />me foton e zhveshur të Ramës
Ekspozita “Teatri i Gjelbërimit: Një retrospektivë arti mbi hapësirën publike” është çelur në Galerinë FAB, Tiranë.

Kjo ekspozite e organizuar nga lidhja LGBT dhe dhjetëra artistë të njohur është një këndvështrim i urbanizimit në Tiranë, “Teatri i Gjelbërimit” flet për bollëkun e tepërt të skicave, mendimeve, ideve dhe ëndrrave për Tiranën si një teatër gjigant, i tejmbushur me projekte dhe beton, ndërsa gjelbërimi mbytet.

Në këtë eskpozitë vijnë vepra nga Aleanca LGBT, Matei Bejenaru, Fabrizio Bellomo, Nikolin Bujari, Enisa Cenaliaj, Genti Gjikola, Alban Hajdinaj, Fatos Lubonja, Armando Lulaj, e shumë artistë shqiptarë e të huaj. Ekspozita e kuruar nga Vincent van Gerven Oei, Stefano Romano e Ardian Isufi.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 1 nëntor dhe Ekspozita është Artistët provokojnë. Armando Lulaj ka rishfaqur foton me trupin e zhveshur të kryeministrit Edi Rama në një plazh nudistësh që u përdor për fushatë politike nga Partia Demokratike shumë vite më parë.

Kuratori Isufi pohon se kjo vepër e Armand Lulaj është në harmoni me konceptin e ekspozitës si një apel për zhdukjen e gjelbërimit.

Ndërsa kuratori tjetër Vincent van Gerven Oei pohon se kjo është një ironi e pastër.

[gallery]19258[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik