​Elbasan, sherr për lojën me letra
plagoset me thikë 18-vjeçari

ELBASAN- Pas një konflikti banal në fshatin Hajdaran ka mbetur i plagosur 18-vjeçari Sh. Xh., i cili ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
 
Blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga 18-vjeçarin O. Y. I cili pas një sherri për një lojë letra ka plagosur me thikë bashkëfshatarin e tij.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra dhe gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta

Në konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin SH.XH.
 
Njoftimi i Policisë Elbasan
Elbasan
 
Konflikt për motive banale mes dy 18 vjeçarëve, konflikt që përfundoi me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
 
Policia e Elbasanit brenda 20 minutave kap dhe arreston autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në fshatin Hajdaran.
 
Më datë 03.09.2017, rreth orës 15.00 është marrë informacion nga salla operative se në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran I plagosur me thikë.
 
Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake konstatuan se; një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra.
 
Më pas gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta .
 
Në konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin SH.XH.
 
Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
 
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë arrestimi i të dyshuarit të kësaj ngjarje 18 vjeçarit O.Y.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)