​Epidemia e gripit, 2 viktima në
vend. MSH: Të sëmurë kronikë

​Epidemia e gripit, 2 viktima në<br />vend. MSH: Të sëmurë kronikë
TIRANË-Epidemia e gripit ka shënuar viktimat e para në vend. Ministria e Shendetësise thekson se 2 të moshuar, të sëmurë kronikë kanë humbur betejën me sëmundjet pasi u prekën nga gripi i stinës. Të dyja rastet janë shënuar në Sanatoriumin e Tiranës.

“Lidhur me raportimet sot në disa media për fatalitete si pasojë e epidemisë së gripit që po kalon vendi ynë, Ministria e Shëndetësisë informon se, aktualisht, janë vetëm dy raste të konfirmuara për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës”, citoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, rastet që kanë ndërruar jetë janë dy të moshuar që vuanin nga sëmundje kronike.
 
“M. K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (​Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis, ndërruar jetë më datë 2 Janar 2017.
 
A. N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 3 janar 2017, po në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore, ndërruar jetë po atë ditë”.

Edhe ministri i Shëndetësisë gjatë mbledhjes operacionale sot me kryeministrin theksoi se rastet më të riskuara janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët. Beqaj vuri në dukje se epidemia ka mbërritur më herët në vendin tonë, rreth 3-4 javë më parë ndërsa përshëndti masat që miratoi qeveria për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe cerdheve deri në përmirësimin e situatës.

Një ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se gripi klasik i këtij sezoni e ka kaluar pragun epidemik, ndërsa janë më shumë se 13 mijë të prekur nga viroza në të gjithë vendin.

Artan Simaku epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, për mikrofonin e Report Tv deklaroi se lehtësim është vaksinimi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike