Situata alarmante në fushën e mbetjeve në Fier.

Vendi që ishte caktuar për depozitimin e plehrave ka tejkaluar çdo masë, duke bërë që mbetjet të shtrihen edhe në fushat për rreth, çka është bërë shumë problem edhe për banorët të cilët jetojnë në këtë zonë.
 
Shqetësues është edhe djegia e mbeturinave situatë e cila është bërë e zakonshme.

Një zjarr i ndezur prej 10 ditësh ka mbuluar me tym të gjithë zonën rreth fushës së mbetjeve.
 
Disa banorë të cilët kanë shtëpitë në afërsi të kësaj fushe, janë detyruar të braktisin.
 
Janë 15 familje të cilat tashmë janë larguar nga shtëpitë pasi është e pamundur të jetohet në kushte të tilla. 

“I kam 10 metra mbeturinat nga shtëpia, të gjithë lagjen po ta kontrolloni nuk ka njeri këtu, fëmijët pleqtë, nja dy tre pleqë kanë ngelur, të gjithë kanë ikur, i kemi lënë shkretë shpitë.
Kjo është një gangrenë e vjetër, hajde deputetë, hajde kryetarë bashkie, jo premto, jo gënje, të gjthë të sëmurë janë këtu, të vish të shikosh, një të sëmurë erdhën e morën pardje. Na mbyti tymi, jemi larguar 15 familje nga këtu.
Tani fusha e mbetjeve urbane, këtu dihet bën një kohë të gjatë dhe është e mbingarkuar që prej vitit 1970, dhe tani që është bërë edhe bashkia e madhe është një ngarkesë shumë e madhe, pranë qytetit është, jep problem të mëdha infeksione sëmundje, etj”, shprehen banorët.

Në Bashkinë Fier është miratuar një projekt për ndërtimin e një landfilli jashtë qytetit , cili do ti japë zgjidhje njëherë e përgjithmonë këtij problemi kryesorë të qytetareve fierak, por deri tani nuk duket asnjë dritë jeshile se kur mund të fillojë nga puna ndërtimi tij.

[gallery]23803[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com