FIER- Është shuar zjarri i që përfshiu pyllin në fshatin Peshtan të Levanit pas 5 orëve përpjekje nga forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patosit dhe Albpetrolit.
 
Pas shuarjes së flakëve, mësohet se janë djegur rreth 30 hektarë pyll me pisha dhe shkurre.
 
Në ndihmë të zjarrëfikseve kanë shkuar forca të ushtrisë dhe FNSH-ja e Fierit.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com