​FOTO/ Jo dy, por tre aktorë shqiptarë
luajnë në filmin “Fast dhe Furious 8”

​FOTO/ Jo dy, por tre aktorë shqiptarë<br />luajnë në filmin “Fast dhe Furious 8”
Më 13 prill ka qënë premiera botërore e filmit “The Fate of the Furious”, e cila erdhi edhe si premierë në kinematë shqipëtare.

Produksioni është përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë përkrah Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Jason Statham në një përballje të paharrueshme.

Ky film është shumë i ndjekur në shqipëri por kjo seri është akoma dhe më e veçantë pasi shfaqen tre aktorë shqiptarë.

Përpos dy aktorëve, Erand Hoxha dhe Marko Caka edhe Erigerta Deda ka marrë pjesë në këtë film, ajo luan në rolin e një kalimtareje.

Aktori tjetër që luan në këtë film Erand Hoxha, interpreton rolin e një turisti.

Aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film të kastit botëror.

Aktorët shqiptarë nuk janë të panjohur pasi kanë luajtur edhe në filma të tjerë të Hollywood, por të luash në krah të një kaste aktorësh si ajo e “Fast and Furious” është fat dhe eksperiencë e vlefshme. 

fast
Erigerta Deda 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Botoi pa leje 5 vepra të Ismail Kadaresë, detyrim paraqitje për pronaren e librarisë ‘Book Store' në Tiranë

Botoi pa leje 5 vepra të Ismail Kadaresë, detyrim paraqitje për pronaren e librarisë ‘Book Store' në Tiranë