​FOTO/Luçiano Boçi: PS po shkel
marrëveshjen, fushatë me postera

Deputeti demokrat dhe njëherazi kandidat për deputet në Qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi, akuzon Partinë Socialiste se po shkel marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës në 18 maj.
 
Nga profili i tij në Facebook, Boçi shkruan se PS po bën fushatë në Elbasan me banderola dhe flamuj, ndryshe sa u dakordësuan palët, për një fushatë ndryshe nga ato të viteve më para ku temë e ditës ishin posterat dhe flamujt e partive.
 
[gallery]22529[/gallery]

Një nga pikat e marrëveshjes përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj.
 
Pra, pa shpenzime marramendëse me burime të padeklaruara. Çdo simbol partiak duhet te vendoset në jo më pak se 5 m nga zyrat elektorale.
 
Por ja se çfarë ndodh në Elbasan brenda e në dalje të tij!!!!! PS nuk e respekton këtë pikë të kodifikuar dhe në kodin zgjedhor.
 
Sa më e madhe frika në PS aq më i madh është baneri!!!! Mgjt KQZ duhet të ndërhyjë urgjentisht”,
shkruan Boçi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën