​FOTOLAJM/Çunat në momentet
e ajrimit në burg…

​FOTOLAJM/Çunat në momentet<br />e ajrimit në burg…
Kjo foto është shkrepur në ambjentet e një paraburgimi në Tiranë.

Personat që kanë pozuar në burgun 302 janë Dritan Dajti, ish-deputeti Mark Frroku, italiani Salvatore Leticia dhe Ermal Hoxha. Fotoja është shkrepur nga një i arrestuar brenda në ambientet e burgut dhe më pas është postuar në rrjetin social, Facebook nga një i aferm i të dënuarve.

Në sy bie Ermal Hoxha i cili akuzohet për çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë. Hoxha njihet dhe si nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

E përbashkëta, katër prej tyre janë duke pirë cigare në burg, dallimi, vetëm italiani Salvatore Leticia është duke qeshur, kursi nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali shfaqet pak i buzëqeshur, kurse si i i 'zënë në faj', qëndron ish deputeti Mark Frroku.

Kokën ulur e mban gjithashtu dhe Dritan Dajti, djali i Rrugës së Kavajas, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Salvatore Leticia është italiani i paguar nga Besnik Sulku dhe ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Mentor Lufi. Ngjarja ka ndodhur përballë maternitetit të vjetër, pikërisht ditën kur Tiranë ishte blinduar nga policia,pasi atë ditë kishte mbërritur kryeministri Serb, Aleksandër Vuçic.

Ermal Hoxha është nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, proces gjykimi i akuzuar si pjesë e një rrjeti të fuqishëm kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.
 
Pjesë e rrjetit ishin edhe kolumbianët Cesar Avila dhe Ëalther Moreno, të cilët u prangosën në ish magazinat e rezervave shtetërore në Xibrakë të Elbasanit, që ishin shndërruar në një laborator të sofistikuar të përpunimit të drogërave të forta.
 
Dritan Dajti është i arrestua që në vitin 2009 ekzekutoi në 7 gusht në Durrës, katër efektivë të Policisë së Shtetit. Një skuadër prej 15 efektivë policie rrethuan Dajtin, në atë kohë i kërkuar për një vendi penal të formës së prerë që e kishte dënuar me 23 vite burg.
 
Katër nga 15 policët kanë mbetur të vrarë nga tentativa për të kapur Dajtin. Mes policëve është vrarë dhe komandanti i grupit. Në këtë përplasje Dajti mbeti i plagosur, ndërsa një shoku i tij nga Lushnja mbeti i vrarë. Dajti u gjykua për këto 5 vrasje, dhe mori dënim të përjetshëm. Por më pas çështja e tij u rikthye për rigjykim.
 
Mark Frroku është në proces gjykimi, pasi prokuroria kërkoi 25 vite burg, 10 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike ishte kërkesa e Prokurorisë në pretencën ndaj ish-deputetit Kristian Demokrat.
 
Mes krimeve të kryera nga Frroku sipas Prokurorisë është ajo e vrasjes së Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë për të cilën u kërkua 17 vite dënimi.
 
Refuzimi për deklarim pasurie e deklarim i rremë për të cilën u kërkua 3 vite burgim.
 
Pastrim parash për të cilën u kërkua 17 vite dënim dhe ndërtim pa leje për qëllime biznesi për të cilën prokurorët kërkuan 4 vite burg.

dajti frroku lettizia hoxha

I pari Dritan Dajti, i treti Mark Frroku, i katërti Salvatore Letizia dhe i pesti Ermal Hoxha
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter