​FOTOLAJM/Radha për bileta për
Koncertin e Vjenës në Tiranë

​FOTOLAJM/Radha për bileta për<br />Koncertin e Vjenës në Tiranë
TIRANE-Njerëzit kanë nisur ta duan artin kurse kjo foto është dëshmia. Varg i gjatë me njerëz për të siguruar një biletë për Koncertin e Vjenës që do të mbahet më 2 Janar, 2017 në Tiranë, është vënë re sot para Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

rradhe per bileta
(Sot 17 Dhjetor, nga Pallati i Kongreseve)

Kjo i ka bërë përshtypje edhe kryeministrit Edi Rama. Në profilin e tij në rrjetin social në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë imazh nga jashtë Pallatit të Kongreseve, ku po mbahet një radhë e gjatë për të blerë bileta për Koncertin e Vjenës që do të mbahet më 2 Janar, 2017.

Radha për bileta për Koncertin e Vjenës në Tiranë, më 2 janar, një event artistik unikal që duam ta kthejmë në traditë kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë Europiane”, shkruan Rama.

Megjithate, kryeministri ka hasur ne kritika. Nje mik virtual i shkruan se biletat jane per politikanet e biznesmenet, por ky koment eshte pritur po me kritike nga Rama.
Qytetari:Edhe kjo pune vajti alla Shqiperce... Bileta marin vetem politikane, biznesmene... Faqja qe duhet ti kishte shitur online nuk funksiononte gjithe paraditen nga ora 10:00 deri ne 12:30. Sherbimi i klientit nuk dinte te jepte asnje pergjigje.. Vetem dallavere behet ne kete Shqiperi Siriane (te me fali siria qe po e krahasoj me ne).. Do e shikojme me dt 2 se si jane shperndare biletat e kush do ulet ne platete kryesore dhe si i shkon bileta ne shtepi me nje telefonate plehrave te ktij vendi

Edi Rama: Po si ka mundesi qe nuk lini dot pa folur keq per asgje, po me fal gjithe keta njerez qe rrine ne nje radhe kaq te gjate, politikane te duken apo biznesmene?!? Po si ka mundesi!

rama
(Foto e postuar në Facebook nga kryeministri Rama )

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre