Yanis Varoufakis është fotografuar duke pirë birrë me miqtë e tij pak pasi dha dorëheqjen si ministër i Financave.

Në shoqërinë e bashkëshortes Danae Stratou dhe disa miqve ia shihet duke kthyer një gotë birrë, duke kontrolluar telefonin dhe duke qeshur.

Dorëheqja e tij ishte e papritur pas referendumit, pasi ai kishte deklaruar se do të bënte një gjë të tillë në rast se fitonte “Po-ja”.
 
Më herët ai u fotografua duke u larguar me motor bashkë me gruan e tij, kurse lajmin për dorëheqjen e bëri të ditur në faqen e tij duke e cilësuar këtë si kërkesë të kreditorëve.
 
Ai gjithashtu tha se dhe kryeministri Aleksis Cipras e shikonte largimin e tij si ndihmë për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.

111
222
333444vvv

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)