FUSHE KRUJË-Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së hënës në austostradën Milot-Fushë Krujë.

Nga aksidenti ka humbur jetën këmbësori Fation Aliaj, 25 vjeç banues në Malbardhë - Kurbin.

Rreth orës 21:47, mjeti me targa AA 737 NJ, ka përplasur shtetasin Fation Aliaj 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe kanë shoqëruar në komisariat 
drejtuesin e mjetit shtetasin N.B. 32 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com