Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në mesditë në vendin e quajtur këneta e Luzit që ndodhet anash autostradës Fushë Krujë-Milot.
Në afërsi të zonës ndodhet dhe një numër banesash që rrezikohen nga përhapja e mëtejshme e flakëve.
Zjarri ka përfshirë gjithë bimësinë që ndodhet në këtë sipërfaqe, ku jetojnë një numër i madh e i larmishëm shpendësh të egër, të cilët janë të rrezikuar nga flakët, përfshirë këtu edhe një lloj shpendi të rrallë që rritet në zona të tilla i quajtur gjelujs.
Zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO