TIRANE-Një 50-vjecar është gjetur i vdekur në një hotel në kryeqytet.

Mësohet se shtetasi i gjetur i pajetë Ardian Laze është banor nga Fieri dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por  paraprakisht mësohet se nuk ka pasur shenjë në trupin e tij, ndaj dyshimet më të mëdha janë ato për një vdekje natyrale.

Hoteli ku u gjuet 50-vjecari ndodhet tek 'Zogu i I' ne Tirane.

50-vjecari ne vitin 2005 vrau "Ben Komisarin'
Ardian Laze rezuton i denuar per nje vrasje te ndodhur ne vitin 2005. Ai sebashku me nje person tjeter i vranë shtetasin Arben Hoxha, njohur me nofken “Ben Komisari”.

Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte jo rrallë herë për të luajtur në lojërat e fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” dhe shpesh nuk paguante parate. Lokali “Xheal” ka qenë i marrë me qira nga Ardian Laze, 38 vjeç, ndërsa Dritan Bilbili njihej si administratori i tij.
Nga te dhenat e aso kohe u vertetua se në sherr e sipër Laze e Bilbili kanë vrarë Hoxhen. 

(d.b/Shqiptarja.com)