​Gjuha e trupit zbulon gënjeshtarët
Ja pesë shenjat se si ti dalloni

​Gjuha e trupit zbulon gënjeshtarët<br />Ja pesë shenjat se si ti dalloni
Si thotë shprehja jonë? Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Kjo do të thotë që nuk zgjat shumë dhe del në shesh e vërteta, por deri sa të vij e vërteta ne mund të jemi dëmtuar.

Ekziston një mënyre se si të kuptoni që personi që keni përball po ju gënjen, Dr. Lillian Glass, autor i librit “Gjuha e Trupit”, ka zbuluar pesë shenja, me të cilat tregon ata që janë duke gënjyer.

Bëjnë me gisht nga ju
Kur gënjeshtra bëhet armiqësore, ata mundohen të ndryshojnë rolet.
Kjo rezulton me shumë drejtime gishti, sepse ata mundohen të hedhin fajin tek ju.

Mbyllin gojën me duar
Llafazanët automatikisht i vendosin duar në gojë, kur nuk duan të flasin më apo nuk duan të përgjigjen në ndonjë pyetje.
Kur të rriturit i vënë duart sipër buzëve, ata nuk duan të tregojnë gjithçka apo thjeshtë nuk duan të tregojnë të vërtetën.

Tundin kokën apo e ngren lart 
Po që se dikush e tundë kokën apo e grihë lart si gjeli, ka shumë mundësi se është duke ju gënjyer.
Kur dikush gënjen e tërheqë kokën në njërën anë, e tundë, apo edhe lakon në njërën anë.

Marrin frymë thellë
Njerëzit që janë duke gënjyer, marrin frymë thellë.
Në esence, ata janë pa frymë sepse rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjaku ndryshojnë.

Ju mbahet goja
Nëse e keni parë ndonjë të dyshimtë, që për një kohë të gjatë nuk ka folur, kur fillon të flas është shumë i paqartë.
Kjo ndodhë sepse gjatë stresit, sistemi nervor e ndalon rrjedhën e pështymës, që më pas i thanë membranat e mukozës së gojës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica

Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica