​Gjurma gjigande zbulon sesi
kanë jetuar dinosaurët

​Gjurma gjigande zbulon sesi<br />kanë jetuar dinosaurët
Zbulimi i një gjurme gjigande të një dinosauri mund të hedhë dritë më shumë mbi kafshët prehistorike.

Në shkretëtirën Gobi është gjetur një gjurmë 106 cm e gjatë dhe 77 cm e gjerë, që besohet se i përket titanosauri, lloj dinosauri.

Gjurma u zbulua në muajin Gusht dhe besohet se kafsha ka jetuar 70 ose 90 milionë vite më parë.

Kjo gjurmë do i shërbejë shkencëtarëve të studiojnë dhe zbulojnë më shumë mbi sjelljen dhe veçantitë që ka pasur titanosauri.

Shinobu Ishigaki, profesor i Palaeontologjisë në Universitetin  Okayama  bëri të mundur zbulimin së bashku me grupin monglian të Akademisë së Shkencave.

"Në rast se vijojmë dhe eksplorojmë më tej, do gjejmë stilin e jetesës së tyre”, citon BBC profesorin.

Titanosaurët besohet se kanë qenë një grup kafshësh gjigande, mbi 20 metra të lartë.

gjurma e dinosauri
gjurma e dinosauri


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi