​Greqia i kërkon Gjermanisë t’i
paguajë borxhin prej 279 mld €

Qeveria greke i ka kërkuar Gjermanisë që t’i kthejë 279 miliardë dollarë që Athina u detyrua t’ua jepte nazistëve gjatë pushtimit në Luftën e Dytë Botërore.
 
Greqia prej vitesh kërkon zhdëmtim nga Gjermania, por në një deklaratë zv.ministri i Financave, Dmitris Mardas foli për herë të parë për një shifer konkrete.
 
Mardas foli në komisionin e ngritur nga Syriza për të përllogaritur borxhin që Gjermania i detyrohet Greqisë.
 
Në dhjetor të vitit 1942, Greqia u detyrua nga autoritetet naziste që t’i jepnin borxh Gjermanisë 476 milionë richsmarsk, për të mbuluar koston e pushtimit gjermanë.
 
279 miliardë euro janë 125% e GDP-së së Greqisë. Kjo shumë do ta ndihmonte Greqinë për të paguar borxhin që i detyrohet FMN-së, por sigurisht që nuk do ta nxirrte nga kriza.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake