“Gjatë sezonit që sapo u mbyll ekipi i Tiranës, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Tiranës.” Kështu është shprehur presidenti i këtij ekipi, Refik Halili gjatë një takimi me kandidatin për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj. “Nuk e di pse. Nuk është miratuar në buxhet apo nuk ka pasur mundësi, këtë s’di ta them. Por, në këtë sezon nuk ka pasur asnjë mbështetje”, tha Halili duke se, “nuk kemi as dhoma zhveshjeje ku të marrim ajër, pasi janë të bllokuara. Të lirohen dhe t’i kthehen klubit të Tiranës që të funksionojë sa më mirë”.
Nga ana e tij, Veliaj shprehu të gjithë përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me drejtuesit e klubit të Tiranës. Duke folur për projektin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ai tha se nuk do të rinovojë më asnjë kontratë që heq copa të aseteve të klubit për t’ua dhënë palëve të treta. Bashkia e Tiranës është pronare e 34% të aksioneve të klubit 24 herë kampion të vendit dhe sipas kandidatit Veliaj, ajo do të jetë një nga prioritetet e tij pas 21 qershorit.
“Bashkia do të ndihmojë dhe klubet e tjera, edhe Partizanin, Dinamon, Studentin, Farkën, Dajtin sepse bashkia është bërë shumë e madhe. Kjo është një bashki që ka 1 milion banorë dhe 24 njësi vendore. Kjo është më e ndershme sepse më mirë respektojmë 34% të aksioneve dhe japim vlerën e caktuar sesa të themi se kemi 100% për Tironën dhe 100% i zeros, siç e thatë edhe ju, është zero. Besoj se qasja jonë është një qasje më e ndershme dhe më transparente, ku sigurisht pjesën e luanit do ta ketë Tirana, si ekipi ku bashkia është aksionere”, u shpreh Veliaj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO