​Harta e re elektorale, më shumë
deputetë Tirana dhe Durrësi

​Harta e re elektorale, më shumë<br />deputetë Tirana dhe Durrësi
TIRANE-Në zgjedhjet 2017 do të ketë një hartë të re elektorale. Më shumë deputetë do të ketë në Tiranë e Durrës, i hiqen Korçës, Beratit e Kukësit.

Shqiptarja.com e Report Tv zbardhin propozimin e Komisionit të Reformës për ndarjen e re të deputetëve.

Lëvizjet e popullsisë dhe lindshmëria foshnjore janë arsyet që do të ndryshojnëhartën e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në bazë të përllogaritjes së bërë duke iu referuar numrit të popullisë së dhe formulës së përllogaritjes së mandateve pritet në Qarkun e Beratit të Kukësit dhe të Korçës të ketë përkatësisht nga një mandat deputeti më pak, mandate këto që kalojnë 2 për qarkun e Tiranës dhe një për qarkun e Durrësit.

Në bazë të një përllogaritje që ka bërë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore rezulton se ka ulje të numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit dhe pritet që këtij qarku ti hiqet 1 mandat dhe nga 4, të zbresë në 3, edhe qarku i Beratit do të ketë të njëjtin fat duke zbritur numri i mandat, nga 8 në 7 e po ashtu Korça nga 12 në 11.

Këto tre mandate deputetësh pritet të kalojnë në dy qarqet më të mëdha në atë të Tiranës dy mandate më shume duke u bërë nga 32 në 34 dhe atë të Durrësit që bëhet 14 nga 13 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2013.
tabela
(Harta e re elektorale)

harta elektorale
(Harta elektorale e vitit 2013)


Në fund të nëntorit, KQZ bën ndarjen e mandateve
Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që bën shpërndarjen e mandateve në bazë të përllogaritjeve të numrit të popullsisë me formulën përkatëse, i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Brendshme ku i kërkon informacion mbi numrin e popullsisë në çdo zonë. Në shkresën e KQZ mësohet se kërkesa është bërë duke iu referuar Kodit Zgjedhor, ku në bazë të nenit 76, parashikon që katër muaj para datës së fillimit të periudhës zgjedhore që i paraprin fundit të mandatit të kuvendit, drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile duhet ti dërgojë KQZ numrin e përgjithshëm të shtetasve për çdo qark, kjo bazuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, për të llogaritur numrin e mandateve për kuvend në çdo zonë zgjedhore.

Po ashtu duke iu referuar kësaj shkrese parashikohet që KQZ jo më vonë se data 30 nëntor duhet të kryejë llogaritjen dhe të miratojë mandate për çdo zonë zgjedhore.
Kështu harta elektorale pritet të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme por kjo mund të shërbejë edhe për debat mes politikës, të paktën deri në fund të këtij muaji kur KQZ do të vendosë për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e ardhshme.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri