Në një deklaratë për shtyp, Ambasada e SHBA-ve shprehet se me vendimin e sotëm fitoi populli shqiptar, por ky hap thekson SHBA, thekson se vjen dhe si një paralajmërim për kriminelët, që të mos e mendojnë kurrë ti hyjnë politikës.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t'i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e Dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, citon njoftimi i SHBA.
(d.b/Shqiptarja.com)