​Histori spiunësh, si arriti 
“Dosja Trump” në duart e FBI

​Histori spiunësh, si arriti <br />“Dosja Trump” në duart e FBI
Armiku i betuar i Donald Trump, John McCain, pranoi se ai i dorëzoi FBI-së dosjen për shantazhet e mundshme ruse ndaj presidentit të zgjedhur, duke e quajtur veprimin e tij si diçka që “çdo qytetar do ta bënte”.
 
McCain – një republikan anti-Trump prej kohësh – e cilësoi veten si një anëtar të pafajshëm e të shqetësuar të publikut, teksa përligji lëvizjen e bërë.
 
Senatori 80-vjeçar deklaron se nuk e ka idenë për vërtetësinë e dosjes, por beson se FBI duhej ta kishte, për shkak se ishte “delikate”.
 
“Bëra atë që do të bënte çdo qytetar. Mora informacion delikat dhe ia dorëzova FBI-së, tha për CNN, rrjeti që nxori lajmin për ekzistencën e dokumentit. Më pas raporti u botua i plotë nga Buzzfeed.
 
“Kjo ishte arsyeja pse ia dhashë FBI-së. Nuk e di nëse është i besueshëm apo jo, por mendova se informacioni i duhej dorëzuar FBI-së, agjencia e duhur e qeverisë”.
 
McCain shtoi: “Nuk jam i shqetësuar, sepse nuk e di nëse është e saktë apo jo. Nuk kam asnjë mënyrë për ta vërtetuar. Një person më dha informacionin. E pashë. Më pas e dorëzova te FBI. Kaq ishte kontakti im me FBI apo ndonjë agjenci tjetër qeveritare në lidhje me këtë çështje”.
 
Ai shtoi se nga raportet në media është i vetëdijshëm se FBI e kishte pasur që më parë këtë informacion.
 
Por kandidati i mundur republikan më 2008, i cili e ndau veten publikisht nga Trump shumë javë para zgjedhjeve, mund të ketë qenë më i përfshirë se kaq.
 
Është i panjohur zinxhiri i personave që qarkulluan dosjen deri në duart e FBI-së. Por, Carl Bernstein, reporteri i Watergate, i cili kontribuoi në lajmin e parë për ekzistencën e dosjes, publikuar nga CNN të martën në mëngjes, thotë se McCain e mori atë nga një ish-ambasador britanik në Moskë.
 
Bernstein tha për CNN: “Dosja ka ardhur nga një ish-agjent britanik i MI6, i cili ishte angazhuar nga një firmë kërkimesh opozitare në Uashington, e cila po gërmonte për Donald Trump, për llogari të kandidatëve demokratë e republikanë bashkë që konkurronin kundër Trumpit”.
 
“Firma kontrolloi lidhjet e biznesit të Trumpit, gjeti disa gjëra të dyshimta për rusët, për bizneset e tij në Rusi, dhe në vazhdim angazhoi ish-hetuesin e MI6 dhe ai erdhi me informacionin shtesë nga burimet e tij ruse. Ai ishte shumë i shqetësuar nga implikimi në këtë çështje dhe ia dorëzoi informacionin një kolegu në FBI, të cilin e njihte nga vitet e punës. Ia dorëzoi personit të FBI-së në Romë dhe ky ia dha Byrosë në Uashington në gusht”.
 
“Më pas, një ish-ambasador britanik në Rusi, mori të njëjtin informacion, në mënyrë të pavarur, dhe ia dorëzoi senatorit të Arizonës John McCain, menjëherë pas zgjedhjeve. McCain u shqetësua nga ajo që lexoi dhe ia çoi personalisht drejtorit të FBI-së, James Comey. Të dy biseduan për pesë minuta, McCain i dorëzoi dosjen dhe tani është në pritje të reagimit të FBI-së”.
 
Identiteti i ish-ambasadorit britanik nuk është zbuluar.
agjenti
(Christopher Steele)

Ndërkaq, ish-spiuni i MI6 që i dorëzoi dosjen FBI-së në Romë dyshohet të jetë Christopher Steele. Pas daljes së lajmeve në media, 52-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke u kërkuar fqinjëve të kujdesen për macen, dhe nuk dihet destinacioni i tij.
 
Steele, ekspert në analizë zbulimi dhe anti-terrorizëm, ka bashkëpunuar më parë me spiunin rus
Aleksander Litvinenko. Ish-agjenti i KGB-së u helmua me polonium në Londër më 2006, çka çoi në vdekje, gjë për të cilën është akuzuar direkt Kremlini.

litvinenko
Aleksander Litvinenko në spitalin në Londër ku u kurua për helmim deri sa vdiq

Një fqinjë i Steele tha për Telegraph: “Më tha të kujdesesha për macen, pasi do të largohej për disa ditë”.
 
Shefat e MI6 kanë deklaruar për Mirror se ish-agjenti i tyre mund të jetë fshehur në ndonjë shtëpi të sigurt, e cila mund të jetë në ndonjë vend tjetër.
 
Një burim thotë: “Kur i doli emri në media, u bë e qartë që mund të ishte në rrezik, ndaj u morën masa për ta mbrojtur dhe vendosur në një ambient më të sigurt”.
 
firma
Selia e Orbis Business Intelligence Ltd

Christopher Steele shërbeu në MI6 për rreth dy dekada dhe tani është drejtor i një firme private sigurimi dhe investigimi, e quajtur Orbis Business Intelligence Ltd, me zyra në qendër të Londrës.

NYT: Ja kush urdhëroi përgjimin e Trump

Mediat amerikanë vijojnë të trondisin opinionin publik amerikanë duke thënë  se presidenti Trump  është kompreomentuar nga vetë kundërshtarët brenda partisë republikane. Prestigjiozja New York Times një ditë pas skandalit se hakerat rusë kanë përgjuar Donald Trump  vijon të publikojë detaje të tjera rreth kësaj cështjeje.  

Sipas saj materialet kompromentuese  që kanë të bëjnë me jetën e presidentit Trump janë porositur nga fund ii vitit 2015 dhe porositës ka qënë një funksionar i lartë i të djathtës i cili donte të ndalonet niminimin e manjatit ne zgjedhjet brenda partise fillimisht.

Manjati republikani emri i të cilit nuk bëhet me dije kishte rekrutuar  një ish spiun të inteligjencës amerikane , një ish reporter të Wall Street Journal , dhe kreun e një agjensie dedektivësh.Është pikërisht kjo skuadra e cila  ka përmbushur dosjen që Rusia të ishte e afte të shantazhonte Donald Trump.

E në thelb skandali do të përqëndrohej në faktin se Vladimir Putin  dhe agjentët e tij kishin mbledhur një sërë informacionesh bombastike rreth manjatit Trump, detaje të jetës personale dhe biznesit.Duke iu bazuar dosjes së re e cila mbetet për tu besuar , askush më parë nuk e kishte menduar se Trump do të ishte president. 


/Daily Mail/ d.i./ New York Times/e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!