“Kjo është bota e meshkujve”, këndonte James Broën. Por duket se edhe në Hollywood muzika nuk ndryshon. Industria e filmit është e dominuar nga meshkujt.

Epërsi e madh si në numër edhe në role, ka dalë nga hulumtimi në Universitetin e Kalifornisë Jugore, duke analizuar  7 mijë personazhe në pothuajse një mijë skenare. “Wonder Woman është akoma një amazon e vetmuar në një univers të gjithin maskilist”, shkruan Los Angeles Times.

Pra, mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar pas polemikave të Oskarit të vitit të kaluar, ku në prodhimet studiuara numërohen 4.9000 personazhe meshkuj në krahasim me 2.000 femra.

Gjithashtu meshkujt flasin më shumë se femrat nëpër dialoge.

Kjo pabarazi është konfirmuar edhe para kamerës: raporti meshkuj femra si regjisorë është 12 me 1, ndërsa mes shkrimtarëve kjo shifër bie në 7 me 1.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com