Ish-kryeministri, Sali Berisha në një reagim të tij në Facebook mbi humbjen e kombëtares në ndeshjen ndaj Serbisë thotë se Edi Rama nuk është i pa përfshirë.
 
Berisha numëron mbushjen e stadiumit me jo sportëdashësh, arrestimin e Morinës dhe vizitën e Ramës në dhomën e zhveshjes së lojtarëve serbë si fakte që kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjes.
 
Ja çfarë shkruan Berisha:
 
Rama nuk eshte duarjashte?!
Te dashur miq, politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, per dite me radhe i ndeshjes, anullimi i mijera biletave te shitura kuqezinjve, zevendesimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurre ne stadium, arrestimi i Morines me akuzen e turpshme se donte ti bente atentat Vuçiçit, shkuarja dy - tre here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundershtar, fjalimi i tij i sotem gjer ne neveri, si nje larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashte Ramen nga rezultati i ndeshjes dhe deshmojne per nje kompleks te tij ose provojne se nuk eshte aspak ne gjendje ekuilibri psiqik normal.
Ju ftoj te dashur miq t'i urojme fitore kombetares tone ne Erevan si dhe te urojme qe basketbollisti i bankines mos ta ndjeke mbrapa ekipin tone ne Armeni! sb


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)