​Ilir Meta rikonfirmohet kryetar
i LSI. Fiton me 76% të votave

​Ilir Meta rikonfirmohet kryetar<br />i LSI. Fiton me 76% të votave
TIRANE-Anëtarësia e LSI ka vendosur që edhe katër vitet e ardhshme kjo forcë politike të vijojë të drejtohet nga Ilir Meta. Një ditë pas votimit për kryetarin, KQZ e LSI publikoi rezultatin për këtë proces, ku Ilir Meta rikonfirmohet kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zyrtarisht, Meta rezultoi fitues me 31 mijë vota garën për kryetar të Partisë, ose e përkthyer në përqindje, 76% të votave gjithsej të anëtarësisë.

Ornela Muhametaj, kryetare e KQZ, per LSI konfirmoi ne konferencen per shtyp se Meta lë pas kandidatin Përparim Spahiu që mori 12.1 % të votave dhe ky i fundit, Shezai Rrokajn që ka marrë 11.9 % të votave.

Gjithsej u numëruan 42 mijë vota.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i LSI, i mbledhur sot në datën 07 nëntor 2016, bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve të Komisioneve Zonale në nivel Qarku, në përfundim të këtij procesi konstaton se;

1. Morën pjesë në votim 42 370 anëtarë të regjistruar në listat e votimit ose 84.29% e tyre.
2. Në kutitë e votimit u gjetën 42. 370 fletë votimi nga të cilat 41.862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 vota të pavlefshme.
3. Shpërndarja e votave të vlefshme rezulton si më poshtë:

.Kandidati Ilir Rexhep Meta ka marrë 31 815 vota ose 76% të tyre

.Kandidati Përparim Islam Spahiu ka marrë 5 065 vota ose 12.1% të tyre

.Kandidati Shezai Feta Rokaj ka marrë 4 982 vota ose 11.9% e tyre", u be e ditur ne Konferencen per shtyp te LSI.


Meta e drejton këtë parti që prej themelimit të saj në vitin 2004. Ai nuk e ka të parën këtë përballje me emra të njohur brenda kësaj partie. Para katër vitesh në vitin 2012 përballë tij kandidoi sekretari i Përgjithshëm Luan Rama , por anëtarsia e LSI edhe në atë kohë votëbesoi për drejtimin e partisë Ilir Metën.

zgjedhjet ne lsi
(Faksimile e KQZ te LSI)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri