​Ja shenjat që tregojnë se po e
teproni me konsumin e sheqerit

​Ja shenjat që tregojnë se po e<br />teproni me konsumin e sheqerit
Shumë studime tregojnë se konsumi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për organizmin dhe nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Por jo gjithmonë arrijmë ta kuptojmë se jemi duke konsumuar më shumë sheqer se ç’duhet.

Konsumi i tepërt i sheqerit prek sistemin nervor, enët e gjakut dhe organet jetësore.

Shenjat e mëposhtme nuk duhen shmangur pasi vetëm prej tyre mund ta kuptoni se jeni duke tejkaluar cakun e konsumimit të sheqerit.
 
Keni uri gjatë gjithë kohës
Nivelet e larta të sheqerit e parandalojnë glukozën të futet nëpër qeliza. Si rezultat i kësaj, trupi nuk merr energji dhe kërkon ushqim vazhdimisht – cikël vicioz.
 
Keni etje dhe gojë të tharë
Goja e tharë dhe etja e tepërt janë reaksione të humbjes së lëngjeve. Hipotalamusi, i cili e vlerëson nivelin e dehidratimit dhe e shkakton etjen, dërgon shenja në tru. Normalisht, ju nuk mund të refuzoni të pini, por është më mirë nëse zgjidhni ujë në vend të çajit pa sheqer.
 
Ndjeni lodhje të pakuptimtë
Me nivele të larta të sheqerit në gjak, trupi është i paaftë të absorbojë glukozën siç duhet. Energjia shfrytëzohet në mënyrë jo efiçiente dhe qelizat trupore nuk e marrin energjinë të cilën u duhet. E gjitha kjo shpie në faktin se njerëzit shpeshherë ndjehen të lodhur pa ndonjë arsye.
 
Keni nevojë për të urinuar më shpesh
Nëse nivelet e sheqerit janë shumë të larta, veshkat nuk mund t’i riabsorbojnë lëngjet. Prandaj, trupi, duke u përpjekur ta barazojë përqendrimin e glukozës në gjak dhe në qeliza, e shkrin gjakun me lëngje intracelulare, kësisoj e sjellë përqendrimin e glukozës në normale dhe kjo shpie në urinim të shpeshtë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë