Janet Jackson shtatzënë është fotografuar në një dyqan në Londër, Britani. Këngëtarja, motra e Michael Jackson ka shkuar si duket në një dyqan rrobash për bebe për të realizuar garderobën e foshnjes që pret të sjellë në jetë së shpejti.

E qeshur Janet, 50 vjec pret fëmijën e saj të parë. Ajo është martuar me Wissam Al Mana.

Pa make up dhe me veshje komode për një nënë shtatzënë, Janet është fotografuar pak para se të hipte në makinën e saj.

Pak muaj më parë ajo ndërpreu turet e saj muzikorë duke bërë të ditur lajmin e madh, pritjen e një fëmijë.

[gallery]18888[/gallery]


(d.b/Shqiptarja.com)