Sekretarit të Shtetit Gjerman për Mbrojtjen Shoqëror Joerg Asmussen, u shpreh sot se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi për azil. Sipas tij vetëm mundësia e përfitimit të azilit politikë nga shqiptarët që shkojnë në Gjermani për arsye jopolitike, është vetëm 0.2 për qind.

“Për të gjithë këtë kategori njerëzisht ka rrugë ligjore për të ndjekur për të siguruar mundësinë e qëndrimit të tyre në Gjermani që kanë të bëjnë sikurse mund të jetë mundësia e përfitimit të kartës blu të BE-së apo mundësia e gjetjes së një vendi pune në listën e 140 profesionale të munguara apo në të cilat në Gjermani ka mungesa të theksuara. Pra pikërisht edhe ky grup tjetër njerëzisht të cilët shfrytëzojnë mundësitë ligjore për të siguruar të drejtën e tyre qëndrimin në Gjermani janë përzemërsisht të mirëseardhur atje”, tha Asmussen gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për pensionet me ministrin Blendi Klosi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)