​Jolie kishte planifikuar gjithçka, ja
vila në Malibu ku fshihet me fëmijët

​Jolie kishte planifikuar gjithçka, ja<br />vila në Malibu ku fshihet me fëmijët
Larg syve të botës, buzë Oqeanit, në një vilë gati fortesë, Joli ka marrë gjithë masat për divorcin me Brad. Edhe pse në dukje divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se erdhi i papritur, besohet se Angelina Jolie e kishe ndarë mendjen kohë më parë për këtë hap, madje edhe përpara zënkës së përfolur mes bashkëshortit të saj Brad Pitt dhe fëmijëve të tyre.

‘Daily Mail’ ka zbuluar se aktorja ka marrë me qira një shtëpi të madhe në Malibu javë përpara se të bëhej publik divorci dhe përpara se Brad të akuzohej për dhunë ndaj fëmijëve të tij.

41-vjeçarja prej kohësh paguante qiranë prej 95 mijë dollarë në muaj në shtëpinë, ku me sa duket mendonte të jetonte bashkë me 6 fëmijët e saj pas divorcit.
Ajo jeton sëbashku me fëmijët Maddox, 15 vjec, Pax, 12 vjec, Zahara, 11 vjec, Shiloh, 10 vjec, and binjakët Vivienne dhe Knox, 6 vjec.

Shtëpia e rrethuar me pemë, është një vilë luksoze në zonën më të preferuar nga VIP-at. Fqinjët e saj janë, Owen Wilson, Rick Rubin, Anthony Hopkins, Julia Roberts, Sean Penn dhe Matthew McConaughey.







(d.b/Shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois