​Këngëtarja shqiptare Alisiana
nxjerr këngën e dytë në Londë

​Këngëtarja shqiptare Alisiana<br />nxjerr këngën e dytë në Londë
Këngëtarja shqiptare e muzikës pop me rezidencë në Londër, Alisiana, ka bërë të ditur daljen e baladës së saj me titull "London Bridge".
 
E regjistruar në Metropolis Studios në Londër, "London Bridge" është kënga e dytë e Alisianës, gjysmëfinaliste e The Voice Of Albania. Kënga tregon aftësinë e saj në kompozim, pasi ka transformuar këngën e famshme për fëmijë "London Bridge Is Falling Down" në një baladë emocionuese.  
 
Balada është në kontrast të fortë me këngën e saj të parë, "Just Kiss Me", një këngë ritmike për ditët e para të rënies në dashuri, çka demonstron fleksibilitetin e saj si artiste popi.
 
E rritur në Shqipëri, Alisiana është influencuar nga Beyoncé, Christina Aguilera dhe Britney Spears.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre