​Këto 8 vende nëpër botë duhet ti
vizitoni para se të bëheni prindë

​Këto 8 vende nëpër botë duhet ti<br />vizitoni para se të bëheni prindë
Kush i ka pasion udhëtimet e di se ka vende të cilat është mirë ti vizitosh kur je beqar, ashtu siç ka vende që vizitohen kur je i martuar.

Por ritmi i udhëtimeve bie kur je me fëmijë pasi duhet ti përshtatesh rehatit të fëmijës dhe nuk mund të bësh aventura që i bëje më parë.

Vendet që kemi listuar më poshtë duhet ti vizitoni para se të bëheni me fëmijë sepse më pas ta harroni se mund të shkoni.

Mumbay
Eshtë qyteti indian i kontrasteve ku, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja takohen gjithmonë. Është një vend plotë ngjyra, shije e aroma por shpesh herë bëhet i rrezikshëm. Pikërisht kjo e fundit e bën të pakëshillueshëm për fëmijët por të sugjerueshëm për t’u shijuar si një aventurë e paharrueshme.

Tailanda
Fama e turizmit seksual tailandez është shpërndarë në të gjithë botën, prandaj komentet e gjata se përse duhet ta shijoni vetëm, femra o meshkuj qofshi, nuk janë të nevojshme!

Japonia
Tokyo dhe Kyoto janë dy qytete të mëdha në të cilat mund të përjetoni çdo lloj përvoje, sidomos nëse jeni pa fëmijë. Të shëtisësh nëpër fshatrat japoneze duket sikur rrikthehesh në kohën kur teknologjia ishte term i panjohur.

Parisi
Askush nuk thotë që nuk është e lejuar të vizitosh Parisin me fëmijën por fakti që konsiderohet si qyteti më romantik i botës, e ka një arsye. Nëse jeni me fëmijën, nuk do ta shijoni njësoj dashurinë që mund të shkëmbeni rrugëve të tij.

Peru
Vështirësitë fizike që krijohen kur viziton një vend si Machu Pichu, e bëjnë këtë një destinacion pak të populluar mirëpo spektakli që ofron natyra atje është një përvojë unike dhe, siç merret me mend, aspak e këshillueshme për familjarë!

Safari
Fëmijët mund t’i duan kafshët por ato që mund të ndeshin në shkretëtirën nuk kanë asnjë lidhje me situatat miqësore që kërkojnë fëmijët. Madje, rrezikshmëria është e tillë sa që vizitorët duhet të marrin vetë përgjegjësitë nëse ndodh diçka.

Maldive
Epo, nëse i duroni fëmijët për orë të tëra në avion, mund t’i merrni edhe me vete!

Islanda
Janë të shumta gjërat që mund të bëni me fëmijët në Islandë por nëse doni të përjetoni një aventurë të vërtetë, mos i merrni me vete!

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit