KAVAJË- Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një të katërt me akuzën se kanë ushtruar dhunë fizike mbi një aktivist të LSI-së.
Policia e Kavajës, ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Zaim Borakaj, 31 vjeç, Brikel Xhihani, 30 vjeç, Aurel Xhani, 43 vjeç, të tre banues në Kavajë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasin, G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake, në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka bërë kallëzimin se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar fizikisht edhe është kanosur nga shtetasit e mësipërm me qëllimin që mos të angazhohej në fushatën elektorale të LSI-së.
Policia bën me dije se shtetasi A. T., ka dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë.
Sipas burimeve të Shqiptarja.com, personat e akuzuar pas konfliktit janë larguar me një automjet me logo të PD.
Nuk konfirmohet akoma nëse konflikti ka ndodhur për motive politike apo shtetasit e konfliktuar njiheshin më parë.
Çështja do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosje apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com