​Këshilltari i Metës kundër Xhafaj
si ministër i Brendshëm:Komunisti!

TIRANË-Hiq një Tahir e vendos një Fatmir tek ministrisë e Brendshme nuk duket se është mirëpritur nga LSI.

Nuk është reagim zyrtar, por një rebelim i Ralf Gjonit, këshilltarit për marrëdhëniet me jashtë në Kuvend të kryeparlamentarit Ili Meta.

“Një komunist i vjetër si ministri i Brendshëm mund të përshkallëzojë krizën politike”, thotë Gjoni duke publikuar në Twitter një fotografi ku Fatmir Xhafaj në moshë të re ka bërë me diktatorin Enver Hoxha.

Sot kryeministri Edi Rama zyrtarizoi emrin e Fatmir Xhafaj si ministër të Brendshëm, post që e la Saimir Tahiri pasi ky i fundit do të angazhohet me fushatën elektorale të PS në qarkun e Tiranës.

ralf gjoni xhafaj
(Postimi i Ralf Gjonit, keshilltari i Ilir Metes)

ralf gjoni
(Ralf Gjoni me kreun e Kuvendit Ilir Meta)


Por pasi statusi i tij në Twitter përfundoi lajm nëpër portale, Ralf Gjoni bën një përgënjeshtrim në rrjetin social, Facebook. Sipas këshilltarit të Metës. Ai shpjegon se dikush i ka hakeruar Facebook dhe i ka publikuar atë status mbi Xhafajn.
ralf gjoni

Por Ralf Gjoni harron një detaj, se statusin e mëparshëm i kishte publikuar në Twitter.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara