Raporti sekret/Shërbimet informative dosje të zezë për ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së

Raporti sekret/Shërbimet informative dosje të zezë për ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së

Monika Kryemadhi me Aldi Fushën dhe Petrit Fusha

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka prezantuar Aldi Fushën, si kandidat për deputet në njësinë numër 2 në Tiranë. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, pikërisht një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi rezultatet e verifikimit si dhe i kaloi barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK, sidomos për pasurinë. Më pas, Komisioni i Vetingut referoi një kallëzim penal në prokurori për Fushën, dosje e cila ka kaluar sa në SPAK, në prokurorinë e Tiranë dhe në Prokurorinë e Durrësit.

Ndërkaq, Shqiptarja.com sjell për herë të parë një raport sekret, i hartuar nga shërbimet informative, në të cilin thuhet se Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së, ka lidhje me njerëz të krimit dhe trafiqeve, si dhe i ka fshehur këto lidhje. Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport të hartuar për llogari të Komisionit të Vetingut, në janar të vitit 2019, pikërisht dy muaj para se Fusha të jepte dorëheqjen, konstaton se Petrit Fusha nuk duhet të shërbente në drejtësi, sa i takon kriterit të figurës.

“Mosdeklarimi nga ana e subjektit për përfshirje në veprimtari të krimit të organizuar të ‘personit të lidhur’..., i cili po vuan dënimin në Castellon 2/Spanjë, për trafikim të narkotikëve, e ngarkon subjektin e rivlerësimit Petrit Fusha me përgjegjësinë e fshehjes së fakteve dhe të plotësimit të pasaktë dhe me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës.... Për subjekti Petrit Fusha administrohen informacione konfidenciale dhe informacione të tjera, nga të cilat ngrihen dyshime të arsyeshme për aplikimin e tij apo për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar...”, thuhet në raportin e DSIK-së, hartuar në bashkëpunim me SHISH dhe institucione të tjera.

Në raport thuhet gjithashtu se Petrit Fusha është një person që mund të vihet nën presion nga krimi.

 “Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë në cilësinë e prokurorit...e bën subjektin e rivlerësimit Petrit Fusha një individ që mund të vihet nën presion nga strukturat kriminale...”, vijon raporti, ndërsa mbyllet me rekomandimin, sipas të cilit Fusha është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Sa i takon pasurisë, e cila dyshohet se është edhe shkaku kryesor i dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, ky i fundit ka deklaruar edhe një hotel me vlerë mbi 500 mijë euro, në periferi të Tiranës, mbi toka që ai pretendon se ia kanë dhuruar dhe me një pjesë parash, gjithashtu të dhuruara.

Ndërkaq, djalin e Petrit Fushës, i cili gjithashtu është pjesë e deklaratave të pasurisë së babait të tij, e kandidon Monika Kryemadhi për deputet. Kjo lëvizje mund të lexohet edhe një sfidë ndaj kërkesës më natyrë ultimative të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila u ka kërkuar krerëve të partive të kenë kujdes me emrat në listën e kandidatëve për deputetë.

“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, ka deklaruar Yuri Kim në korrik të vitit të kaluar.

 

Dokumenti i SHISH për Petrit Fushën

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 18/01/2021 23:01

    Nese Fusha bab apo bir kane probleme menligjin , te merren organet kompetente me to. Problemi i medias ketu qe haptazi eshte nen sqetullen e PS eshte se si duket keto kandidatet e radhes te LSI ende si ka blere PS. Sigurisht, nuk do ti blene te gjithe. Vete kjo media ne ca shkrim permend ish LSIste nga Lipivani e me radhe, kampione te korrupsionit, sesi i jane bashkuar PS. Nje gje ben pershtypje, nese keto dokementet e klasifikuara qe jane publikuar ketu, jane deklasifikuar apo jo? Dokumenti qenka i shenuar sekret, me afat klasifikimi 10 vjet, pra 2029.

    Përgjigju
  • Vocifoli: 18/01/2021 22:59

    Rrnofze Birisha i bani milioner tash i mjel Monika

    Përgjigju
  • tironci: 18/01/2021 20:14

    Tit fusha ka qene danoc burre dhe profesion dhe ne jete normale, jo si ju qe jeni ne pushtet dhe keni bo organin e vetingut gjithe hajdute e dashnore ministrash anetaret, ne fakt ju si administrate nuk vidhni fare, korrupsioni maksimum plerat e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH