Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar emërimin e Fehmi Petkut si kryetar të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi u mor nga anëtarët e KLD-së pasi dëgjuan platformat e kandidatëve dhe me shumicë votash zgjodhën që të emërojnë në krye të kësaj gjykata Petkun.
Po, gjatë mbledhjes së sotme u miratua emërimi i Ramiz Lalës si Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
Më tej mbledhja vijoi me rishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor të ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç., duke caktuar ekspertin mjeko ligjor.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com